Impiant RO Aqualine

Impiant RO Aqualine sot për sot është impianti më popullor kudo nëpër botë,
Europë, USA, Kinë etj, pasi ofrojn ujë me pastërti maksimale.
Sistemi i filtrimit me osmozë të kundërt për përdorim shtëpiak filtron
ujin që vjen nga rrjeti, pusi etj. Ata operojnë me parimin e osmozës
së kundërt dhe eleminojnë papastërtitë që mund të gjenden në rrjetin
e ujit të pijshëm. Me këto impiante ju mund të prodhoni ujë të pastër
kristal, të freskët dhe të shëndetshëm për të pirë dhe për të gatuar. Këto
impiante largojnë nitratet, bakteriet, viruset, klorin, pesticidet dhe të
gjithë ndotësit e tretur në ujë.
ÇFARË ËSHTË OSMOZA E KUNDËRT?
Osmoza është një proces natyror i njohur për më shumë se 200 vite, në
të cilën janë bazuar sistemet e filtrimit me osmozë të kundërt. Muret
e qelizave të gjalla janë membranë natyrore gjysëmpërcuese. Kjo do
të thotë që membranat janë selektive. Disa materiale mund të kalojnë
nëpër to, të tjerë jo. Natyra gjysëmpërcuese e membranave lejon ujin të
kalojë shumë më lehtë se sa mineralet e tretura.
Në qoftë se dy tretësirat me përqendrime të ndryshme kripërash janë
të ndara nga një membranë gjysëmpërcuese, uji me përqëndrim më të
vogël kërkon te hollojë tretësirën më të përqëndruar. Ky është fenomeni
i osmozës.
Kur mbi tretësirën e përqëndruar ushtrohet presion, drejtimi i ujit
nëpër membranë është i kundërt dhe kështu është procesi i osmozës së
kundërt.
Aftësia e membranës për të kaluar ujin në mënyrë selektive është e
pandryshueshme, ndryshon vetëm drejtimi i rrjedhjes së ujit.