
Filtra Uji për Shtëpi, Restorante, Hotele dhe Industri në Shqipëri
ALBUJI ofron filtra uji dhe sisteme filtrimi, instalim profesional dhe mirëmbajtje për shtëpi, restorante, hotele dhe biznese në Shqipëri dhe Kosovë.
Përfitimet e Filtrimit të Ujit
Zbuloni pse mijëra familje dhe biznese zgjedhin ALBUJI për ujin e tyre
Shije & Aromë më e Mirë
Filtrat tanë largojnë klorin dhe papastërtitë, duke ju dhënë ujë me shije të pastër dhe të freskët.
Redukton Papastërtitë
Sistemet tona largojnë sedimentet, rërën, ndryshkun dhe substancat e padëshiruara nga uji.
Mbron Pajisjet
Parandalon dëmtimin e tubacioneve, lavatriçeve dhe pajisjeve të tjera nga gëlqerja dhe sedimentet.
Suport & Mirëmbajtje
Ekipi ynë profesionist ju ofron asistencë të plotë, nga instalimi deri te mirëmbajtja e rregullt.
Zgjidhni Kategorinë
Gjeni sistemin e duhur të filtrimit sipas nevojave tuaja
Si Funksionon?
Procesi ynë i thjeshtë për ujë të pastër në shtëpinë ose biznesin tuaj
Konsultim & Vlerësim
Na kontaktoni për një konsultim falas. Ekipi ynë do të vlerësojë nevojat tuaja dhe cilësinë e ujit.
Zgjidhja e Duhur
Ju rekomandojmë sistemin më të përshtatshëm bazuar në nevojat, buxhetin dhe hapësirën tuaj.
Instalim & Mirëmbajtje
Instalimi profesional dhe plan i personalizuar mirëmbajtjeje për performancë optimale.
Produkte të Veçuara
Zgjidhje cilësore për çdo nevojë

Impianti RO Standard
Sistem osmozë e kundërt standard për ujë të pastër

Impianti RO Aqualine
Sistem RO cilësor me teknologji të avancuar

Impianti me Ultrafiltrim
Teknologji ultrafiltrimi për ujë ultra të pastër

Dispencer Dixhital
Dispencer modern me kontroll dixhital

Zbutës Uji Pentair 1054
Zbutës profesional Pentair për ujë perfekt

Filtër EVERPURE 4C
Filtër cilësor EVERPURE për ujë të pastër
Zgjidhje sipas Nevojës
Pavarësisht se jeni familje, biznes i vogël apo industri, kemi zgjidhjen e duhur
Zgjidhje për Shtëpi
Sisteme filtrimi për ujin e pijshëm, kuzhinën dhe mbrojtjen nga gëlqerja.
- RO nën lavaman
- Filtrim whole-house
- Softener
Zgjidhje për Biznes
Pajisje profesionale për restorante, kafene, hotele dhe zyra.
- Dispenser
- Sisteme komerciale
- Ice makers
Zgjidhje Industriale
Sisteme të personalizuara për nevoja industriale dhe prodhimi.
- Kapacitet i lartë
- Automatizim
- Monitorim
Çfarë Janë Filtrat e Ujit dhe Pse Nevojiten?
Filtrat e ujit janë pajisje të projektuara për të larguar papastërtitë, kimikatet dhe substancat e padëshiruara nga uji i pijshëm. Në Shqipëri dhe Kosovë, cilësia e ujit të rubinetit ndryshon sipas zonave - disa rajone kanë ujë me gëlqere të tepërt, të tjera kanë probleme me klorin ose metalet e rënda.
Përdorimi i filtrave të ujit sjell përfitime të shumta: ujë më i shijshëm për pije dhe gatim, mbrojtje e pajisjeve shtëpiake nga gëlqerja, kursim i parave krahasuar me blerjen e ujit të ambalazhuar, dhe më e rëndësishmja - shëndet më i mirë për familjen tuaj. Sistemet moderne të filtrimit si osmoza inverse (RO) largojnë deri në 99% të papastërtive.
Sistemet Tona të Filtrimit për Shtëpi dhe Industri
ALBUJI ofron gamë të plotë të filtrave të ujit për shtëpi - nga filtrat e thjeshtë nën lavaman deri te sistemet e avancuara të osmozës inverse. Për familjet shqiptare, rekomandojmë sistemet RO që garantojnë ujë të pastër për pije, gatim dhe përgatitjen e ushqimit për fëmijët.
Për bizneset dhe industrinë, ofrojmë zgjidhje të personalizuara: sisteme filtrimi për restorante dhe hotele, impiantet e trajtimit të ujit për fabrika, zbutesit e ujit për lavanderi industriale, dhe sistemet e trajtimit të ujërave të zeza për hotelet bregdetare sipas ligjit të ri. Klientët tanë përfshijnë emra të njohur si Coca-Cola, Birra Korça, dhe dhjetëra hotele në bregdetin shqiptar.
Pse të Zgjidhni ALBUJI për Filtrat e Ujit?
Me mbi 20 vite eksperiencë që nga viti 2004, ALBUJI është lider në tregun e filtrave të ujit në Shqipëri dhe Kosovë. Jemi partnerë të autorizuar të markave botërore si Veolia, Pentair dhe ProMinent - emra që garantojnë cilësi dhe besueshmeri.
Çfarë na dallon nga konkurrenca? Së pari, instalimi profesional nga teknikë të certifikuar. Së dyti, mirëmbajtja e vazhdueshme dhe ndërrimi i filtrave në kohë. Së treti, mbështetja lokale - ekipet tona janë në terren në të gjithë Shqipërinë dhe Kosovën. Klientët tanë na vlerësojnë me 4.8 yje në Google me mbi 83 vlerësime pozitive.
Sektorët që Shërbejmë në Shqipëri dhe Kosovë
Shërbimi ynë mbulon të gjithë territorin e Shqipërisë dhe Kosovës pa kosto shtesë. Punojmë me sektorë të ndryshëm: hotele dhe restorante në bregdet dhe në qytete, fabrika dhe industri të prodhimit ushqimor dhe pijeve, institucione arsimore si shkolla dhe universitete, spitale dhe klinika që kërkojnë ujë të pastër për procedura mjekësore.
Gjithashtu shërbejmë familjet shqiptare që dëshirojnë ujë të pastër në shtëpi, ndërtesat rezidenciale të reja, dhe bizneset e vogla si kafeteri dhe furra buke. Pavarësisht madhësisë së projektit, ALBUJI ofron zgjidhjen e duhur me konsultim falas dhe ofertë të personalizuar brenda 24 orësh.
Pse të Zgjidhni ALBUJI?
Me vite përvojë në fushën e filtrimit të ujit, ALBUJI është partneri juaj i besuar për zgjidhje cilësore. Shërbimi ynë mbulon Shqipërinë dhe Kosovën me ekip të dedikuar lokal.
Cilësi Premium
Produktet tona përzgjidhen nga prodhuesit më të mirë në botë.
Instalim Profesional
Teknikë të certifikuar me përvojë të gjerë në instalim.
Suport Lokal
Ekip në terren për shërbim të shpejtë dhe të besueshm.
Shqipëri & Kosovë
Shërbim i plotë në të dy vendet pa kosto shtesë.
Përgjigje e Shpejtë
Ofertë brenda 24 orësh, instalim brenda javës.
Garanci & Mirëmbajtje
Garanci produkti dhe plane mirëmbajtjeje të përshtatura.

Produkte të Çertifikuara
Si një kompani e specializuar në filtrimin e ujit, jemi krenarë të ofrojmë një gamë të gjerë të produkteve cilësore, të cilat janë përcjellë me certifikata të cilat dëshmojnë standardet tona të larta dhe përgjegjshmërinë ndaj klientëve tanë të cilë janë të interesuar për filtër uji.









Partnerë të besuar nga prodhuesit më të njohur botërorë të sistemeve të filtrimit të ujit
Operojmë në një sërë sektorësh
Referencat
← Rrëshqit për të parë më shumë →
Çfarë Thonë Klientët Tanë
Vlerësime reale nga klientët tanë në Google
"Game e gjere produktesh, sherbim i shpejte, staf profesional. Shume e kenaqur me filtrin e ujit te pijshem."
"Jemi shume te kenaqur me sherbimin!! Jua sugjeroj te gjitheve te behen kliente te Albujit, zgjedhja me e mire qe mund te beni.."
"Shume te kenaqur me sherbimin.. Filtrat me cilesore ne treg.."
"Kualiteti dhe cilesia me e mirë ne tregun Shqiptar."
Pyetje të Shpeshta
Përgjigje për pyetjet më të zakonshme rreth sistemeve të filtrimit
Nuk je i sigurt çfarë filtri të duhet?
Na dërgo një mesazh dhe ekspertët tanë do të të rekomandojnë zgjidhjen e duhur për nevojat e tua. Konsultimi është falas!



















