ALBUJI Logo

Rreth ALBUJI

Partneri juaj i besueshëm për ujë të pastër në Shqipëri dhe Kosovë

Profili Ynë

Kompania Albuji është përfaqësuese e kompanive të cilat prodhojnë materiale për trajtimin e ujit të cilësisë më të lartë në botë - brendet më të mirënjohura dhe të besueshme të këtij sektori nga USA, EU, Taivani etj. Ajo gjithashtu plotëson të gjitha kërkesat me stokun e saj të madh si dhe stoqe të tjera me kohë levrime të shpejta.

Qëllimi i kompanisë sonë përfshin ofertimin me shërbime të cilësisë më të lartë dhe të besueshme me çmime të pranueshme dhe kështu, sigurojmë që klientët tanë të përfitojnë ndërsa ata blejnë duke marrë parasysh përfitimet e tyre dhe ekuilibrin e tregut.

Stafi ynë i kualifikuar dhe i certifikuar ndërkombëtarisht do t'ju shërbejë në mënyrë profesionale për gjithçka që do ju nevojitet lidhur me instalimin e produkteve dhe pajisjeve të filtrimit.

ALBUJI Biznes

Misioni Ynë

Të ofrojmë zgjidhje cilësore filtrimi uji që përmirësojnë shëndetin dhe cilësinë e jetës për familjet dhe bizneset në Shqipëri dhe Kosovë, duke kombinuar teknologji të avancuar me shërbim profesional dhe të personalizuar.

Vizioni Ynë

Të jemi lideri i padiskutueshëm në fushën e filtrimit të ujit në rajon, duke vendosur standarde të reja të cilësisë, inovacionit dhe shërbimit ndaj klientit. Çdo familje meriton ujë të pastër.

Vlerat Tona

Parimet që udhëheqin çdo vendim dhe veprim tonë

Cilësi

Përzgjedhim vetëm produktet më të mira nga prodhuesit më të besueshëm në botë.

Profesionalizm

Ekipi ynë i certifikuar ofron shërbim të nivelit më të lartë në çdo detaj.

Përkushtim

Kënaqësia e klientit është prioriteti ynë - nuk ndihemi rehat derisa ju të jeni të kënaqur.

Prezencë Lokale

Me ekipe në Shqipëri dhe Kosovë, jemi gjithmonë afër jush për çdo nevojë.

Politika e Kompanisë

Angazhimi ynë ndaj cilësisë, sigurisë dhe mjedisit

Cilësia dhe Siguria

  • Duke arritur nivelin e cilësisë për të plotësuar nevojat dhe pritjet e konsumatorëve
  • Duke rishqyrtuar rregullisht impaktin në mjedis dhe rreziqet e sigurisë në çdo fazë të operimit tonë
  • Duke eleminuar rreziqet e shëndetit dhe të sigurisë në punë duke marrë masa paraprake
  • Duke siguruar trajnim të vazhdueshëm të punonjësve tanë për përgjegjësitë e tyre individuale

Përmirësimi i Vazhdueshëm

  • Duke përmirësuar ambientin tonë të cilësisë dhe performancën e sigurisë
  • Duke qenë në pajtim me ligjet, rregulloret dhe standartet në lidhje me sigurinë e ambientit dhe të shëndetit

Angazhimi i Menaxhimit

  • Duke ndërmarrë nisma për të bërë deklerata që do të punohet në përputhje me kushtet e përcaktuara
  • Pjesëmarrja e plotë si dhe mbështetja e plotë e të punësuarve tanë është esenciale
20+
Vite Përvojë
100k+
Klientë të Kënaqur
2
Vende (AL & KS)
24/7
Suport

Gati të Filloni?

Na kontaktoni sot për një konsultim falas dhe zbuloni si mund t'ju ndihmojmë me ujin tuaj.