Depural Atlasi është dizajnuar për t'u lidhur drejtpërdrejt në daljet e ujit, si rubinetat e kuzhinës. Ky filtrues ka një valvul bypass për të ofruar ujë të filtruar dhe të pafiltruar sipas dëshirës. Një set i plotë adaptorësh e bën të lehtë lidhjen e filtrit me të gjitha llojet e rubinetave. Përveç kësaj, filtri mund të montohet dhe të çmontohet lehtë sipas nevojës, duke kërkuar një hapësirë minimale për instalim.
Ky produkt mund të përdoret me një gamë të gjerë të kartuçeve për të larguar papastërtitë nga uji (si rëra, balta, gëlqere), për të eleminuar shijen dhe erën e keqe (si klori), për të hequr kimikatet e rrezikshme (si pesticidet, insekticidet), dhe për të eliminuar mikrobet sipas preferencës së filtrit. Gjithashtu, është i prodhuar plotësisht nga materiale jo toksike të aprovuara për përdorim me ujë të pijshëm.