Zbutës Uji Evolio

Zbutës Uji EVOLIO

Water softener EVOLIO

Produkti

Zbutës:
Zbutës Uji EVOLIO
Zbutësi i ujit Evolio është automatik dhe është i përdorur për aplikime shtëpiak, komercial dhe industrial, aty ku kërkohet eleminimi total ose pjesor i gëlqerës nga uji. Përmes kalimit të ujit nëpër shtresën e resinit sintetik, zbutesi largon kripërat e kalciumit dhe magneziumit, duke eliminuar kështu fortësinë e tepërt, që shpesh është shkaku kryesor i dëmtimit të rrjeteve ujore, pajisjeve hidrosanitare, dhe paisjeve elektroshtëpiake.

Përfitimet e mungesës së gëlqerës në ujë janë të shumta, duke përfshirë:

- Kursim 50% në detergentë
- Rroba më të buta
- Zierje më të shpejtë e ushqimeve me kursim energjie
- Ushqime me shije më të mirë
- Flokë dhe lëkurë më të buta falë mungesës së grimcave të patretura
- Efiçienca e plotë e tubave të kaldajave dhe impianteve për ngrohje të ujit, etj.

Rigjenerimi i resinit bëhet në mënyrë automatike gjatë cikleve të larjes me anë të një tretësire kripe (shëllirë) që futet nga ena e lidhur me zbutësin.

Ujë më i lehtë, pa gëlqere, me zbutës Uji automatik.

Produkte të tjera