Zbutes uji Riversoft

Zbutes uji Riversoft është automatik dhe i destinuar për përdorim shtëpiak,
komercial dhe industrial aty ku kërkohet eleminim total apo pjesor i
gëlqerës nga uji. Gjatë kalimit të ujit nëpër shtresën e resinit sintetik,
largohen kripërat e kalciumit dhe magneziumit, duke eleminuar kështu
fortësinë e tepërt, që është shkaku kryesor i shkatërrimit të rrjetit hidrik,
kaldajave, dusheve, paisjeve elektroshtëpiake.
Përfitimet e mungesës së gëlqerës në ujë janë: kursim 50% në detergjentë,
butësi më e madhe në rroba, zierja më e shpejtë e ushqimeve me
kursim energjie, ushqime me shije më të mirë, flokë e lëkurë më të butë
falë mungesës së grimcave të patretura, efiçiencë e plotë e tubave të
kaldajave dhe impianteve për ngrohje të ujit, etj.
Rigjenerimi i resinit bëhet në mënyrë automatike gjatë cikleve të larjes
me anë të një tretësire kripe (shëllirë) që futet nga ena e lidhur me
zbutësin.