Zbutes uji Pentair 1054

Zbutes uji Pentair është automatik dhe i destinuar për përdorim shtëpiak, komercial dhe industrial aty ku kërkohet eleminim total apo pjesor i gëlqerës nga uji. Gjatë kalimit të ujit nëpër shtresën e resinit sintetik, largohen kripërat e kalciumit dhe magneziumit, duke eleminuar kështu fortësinë e tepërt, që është shkaku kryesor i shkatërrimit të rrjetit hidrik,
kaldajave, dusheve, paisjeve elektroshtëpiake.
Përfitimet e mungesës së gëlqerës në ujë janë: kursim 50% në detergjentë, butësi më e madhe në rroba, zierja më e shpejtë e ushqimeve me
kursim energjie, ushqime me shije më të mirë, flokë e lëkurë më të butë falë mungesës së grimcave të patretura, efiçiencë e plotë e tubave të kaldajave dhe impianteve për ngrohje të ujit, etj.Rigjenerimi i resinit bëhet në mënyrë automatike gjatë cikleve të larjes
me anë të një tretësire kripe (shëllirë) që futet nga ena e lidhur me
zbutësin.