ALBUJI Logo
Kthehu te Produktet
Për Biznes

Filtrat me Karbon Aktiv

Filtrat me Karbon Aktiv

Largon gazrat, lëndët organike dhe përmirëson shijen e ujit

Përshkrimi

Filtrat me karbon aktiv përdoren për purifikimin e gazrave të tretur, mbetjeve dhe lëndëve organike që i japin ujit ngjyrë, shije dhe erë të padëshiruar. Karboni aktiv ka sipërfaqe shumë të madhe dhe bën purifikim fiziko-kimik. Këta filtra punojnë në mënyrë automatike dhe rinovohen me shpëlarje automatike 15-20 minutëshe çdo ditë. Një element i rëndësishëm është se karboni aktiv mund të krijojë ambient të përshtatshëm për shumimin e baktereve, pasi grumbullon lëndë organike. Për këtë arsye është i rëndësishëm dezinfektimi i ujit para dhe pas filtrit me karbon aktiv.

Veçoritë

Karbon aktivShpëlarje 15-20 min/ditëLargon ngjyrën dhe erënPurifikim fiziko-kimik

Specifikimet Teknike

Kapaciteti1-50 m³/orë
MediaKarbon aktiv
Shpëlarja15-20 min/ditë
LargimiGazra, lëndë organike, ngjyrë
DezinfektimiI nevojshëm para/pas

Na kontaktoni për informacion shtesë dhe ofertë të personalizuar.