Filtrat me karbon aktiv

Filtrat me karbon aktiv përdoren për purifikimin e gazrave të tretur, mbetjeve dhe lëndëve organike të cilat i japin ujit ngjyrën, shijen dhe erën e padëshiruar.
Karboni aktiv është si qymyri por me matërial me sipërfaqe shume të madhe (1000-1500 cubic metër / gr).
Produktiviteti i Filtrave me Karbon Aktiv përcaktohet nga vetitë e Karbonit Aktiv që përdoret si media filtruese si dhe përcaktimi i saktë i shpejtësise së ujit.
Për ketë arsye Filtrat me Karbon Aktiv bëjnë purifikim psiko-kimik.
Filtrat me Karbon Aktiv operojnë në mënyrë krejtësisht automatike pa ndërhyrje njerëzore.
Filtrat me Karbon Aktiv rinovohen me ane të shpëlarjes automatike 15-20 minutëshe cdo ditë.
Një tipar tjetër i rëndësishëm i karbonit aktiv që duhet ti kushtohet vëmendje është se kjo lendë filtruese shërben si ambient i përshtatshëm për prodhimin e baktërieve pasi,
Karboni aktiv grumbullon lëndë organike në strukturen e tij dhe neqoftëse uji ka bakterie, bakteriet mund ti përdorin këto lëndë organike si ushqim dhe të riprodhohen.
Në ketë situatë është e mundur rrjedhja e baktërieve.
Për ketë arsye është e rëndësishme dizinfektimi I ujit para dhe pas Karbonit Aktiv.