Filter Depural Atlasi

Filter Depural Atlasi është dizenjuar për tu lidhur direkt në daljet e ujit, siç janë rubinetat e kuzhinës.
Filtri ka një valvul bypassi për të ofruar ujë të filtruar dhe të pafiltruar sipas dëshirës.
Një set i kompletuar adaptorësh e bëjnë të
lehtë lidhjen e filtrit me të gjitha llojet e rubinetave.
Filtri mund të montohet dhe çmontohet lehtë sipas dëshirës, duke kërkuar një hapësirë minimale për instalim.
Mund të përdoret me një gamë të gjerë të kartuçeve për të larguar papastërtitë nga uji (rërën, baltën, gëlqeren) dhe për të eleminuar shijen dhe erën e keqe (klorin), kimikatet e rrezikshme (pesticidet, insekticidet) dhe mikrobet sipas zgjedhjes së filtrit.
Është i prodhuar tërësisht nga materiale jo toksike të aprovuara për përdorim ujë të pijshëm.