filtra uji, filter uji | Albuji THE BEST

Sisteme me Ultrafiltrim

 

ultrafiltrim parafiltrim filtra uji filter uji albuji filteri i ujit me i mire per shtepi filteri i ujit me i mire per biznes
filtra uji filter uji albuji

Sistemet me ultrafiltrim janë një proçes bazik filtrimi.

Këto sisteme përdorin membrana me dimensione të poreve 0.01 mikron dhe kjo shërben si pengesë për bakteriet, viruset si dhe mikroorganizmat e tjerë pa përdorur kimikate.

Çdo pjesëz më e madhe se 0.01 mikron do të largohet dhe turbullira mund të arrijë deri në 0.1 NTU.

Klori është metoda më e mirë për eleminimin e ndotjes mikrobiologjike nga uji, megjithatë nuk ka rendiment 100% si psh sporet e Cryptosporidia që formojnë mikroorganizma, janë rezistente ndaj klorit.

Këto organizma janë rezistente ndaj klorit  por mund te largohen me UF.

Për më teper lëndët organike të ujit mund të veprojnë me klorin dhe të formojnë produkte shoqëruese të cilat mund të jenë nga ana e tyre toksike.

UF nuk shton asgjë në ujë dhe keshtu ky sistem nuk prodhon kimikate të padëshirueshme në ujë.

Modulet UF janë ideale për filtrimin e ujit sipërfaqesor, parafiltrimin e ujit të dëtit para çkriptëzimit me RO, për trajtimin e ujit të riciklueshëm të ujrave të zeza, dhe mund të zëvëndësojë trajtimin konvencional biologjik të ujit para se të futet në impiantet RO.

Për më tepër sistemet UF përdoren me sukses për trajtimin e ujit të detit, sektorin e ushqimit dhe të pijeve, fabrikat e prodhimit të ujit natyror, duke larguar bakteriet dhe duke dizinfektuar në mënyre indirekte, dhe në shumë projekte speciale.

Përbën një pjesë kyçe të sistemit me dizajn special për riciklimin e ujrave te zeza dhe ne proçesin e riciklimit të ujit me origjinë MBR.

Kliko ketu
Na kontaktoni ne Whatsapp
Pershendetje nga Albuji,
Ju lutem klikoni butonin "Kliko ketu"
per te biseduar ne Whatsapp
Ose vendosni numrin tuaj te telefonit tek ikona e Messenger ( Facebook ) qe tju kontaktojme.
Faleminderit!