Filtrimi i ujit me efikasitet të lartë të grimcave të hollë, ndryshkut, smërçit, dhe rërës.
Përdorimi shtëpiak: Filtrimi i ujit të pijshëm për mbrojtjen e rubinetave, boilerave, lavatriceve, dhe instalimeve të tjera.
Përdorimi teknik: Parafiltrimi për membranat e sistemeve me osmozë të kundërt dhe në të gjitha përdorimet ku kërkohet efikasitet i lartë i largimit të grimcave të hollë. Filtrimi i ujit dhe lëngjeve të tjera në përdorimin industrial: në industrinë kimike, petrokimike, fotografike, farmaceutike, dhe ushqimore. Parafiltër me efikasitet të lartë për llampat UV. Pasfiltër për filtrat me karbon granular.
Jetëgjatësia mesatare: e ndryshueshme, maksimumi 6 muaj.
Mirëmbajtja: Nuk ka.
Kushtet e punës: Temperatura maksimale 80°C.
Specifikimet: Materiale jotoksike, të përshtatshme për ujin e pijshëm.
Materiali filtrues: polipropilen.